Milani nuk dorëzohet për futbollistin e Fulhamit

Milani nuk dorëzohet për futbollistin e Fulhamit

Sport March 05, 2021 - 13:50
Detajet

Gjiganti italian AC Milan ka shfaqur interesim për futbollistin e Fulhamit, Zambo Anguissa, shkruan “Goal”, përcjell Zeri.info.

Milani e ka “shigjetuar” edhe verën e kaluar mesfushorin defanziv, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

“Kuqezinjtë” nuk e kanë humbur interesimin për 25-vjeçarin pasi që synon që ta sjell në “San Siro” në verën që po vjen.

Raportohet gjithashtu se për faktin se lojtari i Milanit, Ismael Bennancer, pësoi një lëndim, Zambo shihet se i domosdoshëm të Milani andaj ekipi i Fulhamit nuk e ka ndërmend të zbret çmimin e Anguissas.

Zambo Anguissa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Olimpique Marseille dhe Fulham. Ai është edhe reprezentues i Kamerunit. /Zeri.info