Gattuso e përjashton nga stërvitja mbrojtësin e Napolit

Gattuso e përjashton nga stërvitja mbrojtësin e Napolit

Sport March 05, 2021 - 12:59
Lexoni detajet!

Sipas disa raportimeve në Itali, mbrojtësi i Napolit, Mario Rui është përjashtuar nga stërvitja e Napolit nga trajneri, Gennaro Gattuso, përcjell “Zeri.info”.

“La Gazzetta dello Sport”, “Il Corriere dello Sport” dhe shumë media të tjera italiane raportojnë se Gattuso ndëshkoi mbrojtësin portugez gjatë seancës së djeshme stërvitore.

Sjellja e mbrojtësit, Rui nuk i ka pëlqyer trajnerit italian dhe me ç’rast e ka larguar nga seanca stërvitore.

Napoli po kalon një sezon jo të mirë në Serie A dhe vjen pas barazimit 3:3 ndaj Sassuolos, në një ndeshje ku në fund pati shumë dëshpërim tek lojtarët e Napolit.

Nuk dihet ende nëse trajneri do të grumbullojë mbrojtësin portugez për ndeshjen ndaj Bolognës, megjithatë situata në kampin napolitan duket mjaft e rënduar. /Zeri.info