Ballkani arkëton pikët e plota ndaj Drenicës, fitoreve i është rikthyer edhe Trepça ’89 që mposhti Besën
Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik, shkruan “Zeri.info”.
Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka arkëtuar pikët e plota ndaj Drenicës me rezultat 2:1.
Golat për Ballkanin u realizuan nga Arbër Hoxha dhe Bajram Jashanica, teksa për “kuqezinjtë” realizoi Dardan Rogova.
Edhe Trepça ’89 është rikthyer te fitorja në elitë e cila e ka mposhtur 1:2 Besën në stadiumin me bar sintetik në Brestovik të Pejës.
Rrahmani dhe Jashari ia siguruan pikët e reja “Minatorëve”, kurse golin e vetëm për pejanët e shënoi Halili.
Ballkani 2-1 Drenica
90+4' Mbyllet ndeshja, fiton Ballkani
86’ GOOOL! Drenica ngushton epërsinë në 2:1, realizon Rugova
81' Ballkani kërkon golin e tretë, Baftiu godet brenda zonës, shpëton Drenica pasi topi shkoi pranë portës
80' Korenica provon goditjen nga distanca, topi shkon jashtë
72' Arbër Prekazi inkuadrohet në vend të Bajram Jashanicës
62' Gripshi provon nga distanca, Ymeri në vend
57' Nazmi Gripshi futet në fushë në vend të Ermal Krasniqit
47’ GOOOL! Ballkani shënon edhe golin e dytë, autor Jashanica që shënon me kokë
46' Ballkani e nis furishëm, Ermal Krasniqi gjuan afër portës
45' Fillon pjesa e dytë
45+' Mbyllet pjesa e parë
40’ GOOOL! Ballkani kalon në avantazh, realizon Arbër Hoxha
34’ Zabërgja rrezikon portën e Ballkanit, topi shkon pranë portës
13’ Lojtarët e Ballkanit kërkojnë penallti, Thaqi u ndal brenda zonës nga Dumani i mysafirëve
12’ Thaqi i kundërpërgjigjet Drenicës me goditje afër portës, Ymeri në vend
08’ Uka i mysafirëve gjuan nga jashtë zonës, portieri vendas largon rrezikun
01' Fillon ndeshja në Suharekë
Formacionet zyrtare:
Ballkani: D.Ljuljanoviq, Thaqi, Potoku, Hoxha, Korenica, Sinani, Krasniqi, Daku, Kuç, Jashanica, Baftiu. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi
Drenica: Ymeri, Dumani, Gjoni, Qaqi, Bejta, Frashëri, Ramadani, Elshani, Rapo, Uka, Zabërgja. Kryetrajner: Bledar Devolli
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatmir Abrashi, Taulant Ibërdemaj, Bardh Ajeti
Besa 1-2 Trepça ’89
90' Përfundon ndeshja, fiton Trepça '89
77' Muja i mitrovicasve ndëshkohet me karton të verdhë
72' Erion Morina dhe Bekim Maliqi inkuadrohen në vend të Gentrit Salihut dhe Ardi Qorri te Besa
68' Muharrem Jashari i mysafirëve ndëshkohet me karton të verdhë
62’ GOOOL! Trepça ’89 reagon shpejtë dhe e rikthen epërsinë në 1:2 ndaj Besës, Jashari realizon gol të bukur
57’ GOOOL! Besa ka gjetur golin e barazimit, shënon Diar Halili
45' Nis pjesa e dytë
45+2' Mbyllet pjesa e parë
38’ Besa rrezikon me Ethmane, gjuajtja e tij shkon afër portës së portierit Tofiloski
28’ GOOOL! Trepça ’89 kalon në epërsi ndaj Besës, shënon Rrahmani me një goditje të saktë
22' Halili i vendasve merr karton të verdhë
21′ Berisha i Trepçës '89 ndëshkohet me karton të verdhë
20' Shala i mitrovicasve ndëshkohet me karton të verdhë
10' Vazhdon të mbetet rezultati i njëjtë
01' Nis takimi në Brestovik
Formacionet zyrtare
Besa: Kolaj, Ethmane, Hana, Halili, Ajdini, Xhaka, Salihu, Brruti, Syla, Qorri, Tahiri. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi
Trepça ’89: Tofiloski, Ard.Muja, Berisha, Mashau, Dedia, Jashari, Ademi, Darwish, Memaj, Shala, Rrahmani. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Gjyqtarë: Malsor Ajeti, Alban Ejupi, Bajram Kabashi, Valbon Hoxha
/Zeri.info