Notat e lojtarëve: Barcelona – Sevilla, Messi më i vlerësuari

Notat e lojtarëve: Barcelona – Sevilla, Messi më i vlerësuari

Sport March 03, 2021 - 23:47
Detaje

Barcelona është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Mbretit në Spanjë, shkruan “Zeri.info”.

“Katalunasit” fituan me ndeshjen e dytë gjysmëfinale me përmbysje të rezultatit të duelit të parë dhe kështu kanë prerë biletën për finalen e 12 prillit.

Ndeshja e parë ishte e fituar 2:0 nga Sevilla në “Sanchez Pizjuan”, kurse në “Camp Nou” Barcelona fitoi 3:0 në një ndeshje tejet dramatike.

Mirëpo, deri në golin e dytë të besuarit e Koeman vuajtën shumë, pasi ishte Pique që arriti ta dërgonte në vazhdime duelin në minutën e 94-të.

Vetëm pesë minuta të pjesës së parë në vazhdime, Braithwaite shënoi golin e tretë dhe të fitores për “Blaugrana” që pati vlerën e finales.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ishte lojtari me notën më të lartë (8.5) te vendasit sipas sajtit “SofaScored”, kurse me notë të lartë u vlerësuan edhe Pique (8.2) dhe Ter Stegen (8.0).

Image

Te andaluzianët lojtari me notën më të ulët ishte Fernando (5.8), kurse më i miri në fushë ishte portieri, Vaclik (7.0). /Zeri.info

Image