Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Superliga e basketbollit, sonte luhet derbi i Prizrenit

Superliga e basketbollit, sonte luhet derbi i Prizrenit

Sport March 02, 2021 - 13:32
Detajet

Sonte do të luhet derbi i Prizrenit, ndërsa nesër mbrëma ndeshja tjetër interesante në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit, njofton FBK, shkruan Zeri.info.

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Sonte do të përballen do të përballen skuadrat prizrenase, Ponte Prizreni me Bashkimin.

Ponte ka 13 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Bashkimi 10 fitore dhe 10 humbje, shkruan Gazeta Express.

Takimet mes skuadrave prizrenase kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të martën mbrëma.

Ndërkohë, të mërkurën do të përballen skuadrat verdhezi, Peja dhe Golden Eagle Ylli.

Pejanët kanë 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa therandasit 13 fitore dhe shtatë humbje. /Zeri.info

Java 20

E martë

19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi

E mërkurë

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli