Rezultate interesante në NBA, shkëlqejnë Los Angeles Lakers, Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks

Rezultate interesante në NBA, shkëlqejnë Los Angeles Lakers, Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks

Sport March 01, 2021 - 11:06
Detajet

Giannis Antetokuonmpo tregon vlerat e tij si MVP i dy sezoneve të fundit në NBA, shkruan Zeri.info.

Anëtari i Milwaukee Bucks shkëlqeu duke realizuar shifra “double-double” prej 36 pikëve dhe 14 kërcimeve në fitoren e Bucks ndaj Clippers me rezultat 105:100.

Paraqitja solide e Kawhi Leonard tek Clippers me 25 pikë dhe 9 kërcime nuk ishte e mjaftueshme për fitore si mysafir.

Ndeshje tjetër interesante në NBA u zhvillua edhe në “TD Garden’, ku Boston Celtics si vendase mposhi Washington Wizards me rezultat 111:110.

Lideri i Celtics, Jayson Tatum shënoi pikët vendimtare për vendasit duke e realizuar fitoren e 17-të, aloja përfundoi ndeshjen me 31 pikë, kurse fundori i Wizards, Bradley Beal ishte i pandalshëm duke shënuar 46 pikë.

Kampioni aktual Los Angeles Lakers me lehtësi fitojë ndaj Golden State Warriors me rezultat 117: 91.

LeBron James shënoi 19 pikë, i ndihmuar edhe nga 5 lojtarë të tjerë te Lakers që shënuan pikë dyshifrore, Morris (13), Caruso (13), Schroder (12), Kuzma (12) dhe Tucker (11).

Te Warriors, lojtari kryesor Steph Curry nuk ishte në formën më të mirë të tij, duke shënuar 16 pikë. /Zeri.info