Joachim Low ua rihap derën për Kombëtare dy yjeve të futbollit gjerman

Joachim Low ua rihap derën për Kombëtare dy yjeve të futbollit gjerman

Sport March 01, 2021 - 10:23
Detajet

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Low u ka dhënë shpresë dy futbollistëve Thomas Muller dhe Mats Hummels për Kampionatin Evropian, shkruan “Bild”, përcjell Zeri.info.

Nëse Thomas Muller (Bayern Munich) dhe Mats Hummels (Borussia Dormund) nuk lëndohen ose nuk janë në formë të mirë për gjatë vazhdimësisë së sezones, kanë gjasa të mira për pjesëmarrje në Euro 2021.

Image

Image

“Lojtarët do të ishin integruar shpejt. Ky nuk është problem për ta. Ata e dijnë se si shkojnë gjërat në kombëtare. Ka gjasa të ftohen”, ka thënë Joachim Loë për gazetën gjermane.

Ai specifikisht përmendi lojtarët si Hummels, Muller dhe Boateng të cilët nuk janë ftuar në kombëtare që nga marsi i 2019.

“Një temë që u diskutua mjaft shumë dhe me të drejtë për lojtarët e cekur”, shtoi Joachim Loë /Zeri.info