Reagimi i parë i Tiger Woodsit pas aksidentit të rëndë me makinë: E kam të vështirë ta shpjegoj

Reagimi i parë i Tiger Woodsit pas aksidentit të rëndë me makinë: E kam të vështirë ta shpjegoj

Sport March 01, 2021 - 10:08
Detajet

Kampioni i boksit, Tiger Woods, ditë më parë është aksidentuar rëndë me makinë duke pësuar lëndime të rënda në të dyja këmbët, shkruan Zeri.info.

15 herë kampioni i golfit, i cili ka pësuar lëndime të rënda në të dy këmbët, e shikoi ditën e fundit të turneut në TV nga shtrati i spitalit në Los Angeles ku është duke e marrë veten nga aksidenti.

Woods ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale për aksidentin në fjalë.

“E kam të vështirë ta shpjegoj se sa shumë u preka kur e ndeza TV-në dhe i pashë gjithë ato fanella të kuqe”, shkroi Woods në rrjetin social “Twitter”, përcjell Zeri.info.

“Dua t’ju them të gjithë lojtarëve të golfit dhe tifozëve se jemi duke më ndihmuar ta kalojë këtë kohë të vështirë”, shtoi kampioni i padiskutueshëm i golfit. /Zeri.info