Dramë te PSG, futbollisti holandez bëhet nervoz dhe i godet reklamat për shkak të trajnerit!

Dramë te PSG, futbollisti holandez bëhet nervoz dhe i godet reklamat për shkak të trajnerit!

Sport March 01, 2021 - 09:28
Detajet

Paris Saint German mban një epërsi të lartë ndaj Barcelonës në fazën e 16-të, të skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve, por nuk është çdo gjë në rregull tek ekipi francez, shkruan “L’Equipe”, përcjell Zeri.info.

Ardhja e trajnerit Mauricio Pochetinnos ka bërë që zgjedhja e parë në pozitën e mbrojtësit të majtë të jetë Layvin Kurzawa, kurse më pak është përdorur ish-zgjedhja e parë e Thomas Tuchelit, Mitchel Bakker.

“L’Equipe” raporton se Bakker ishte i inatosur për këtë arsye.

Ai ishte i lodhur nga instruksionet e trajnerit të fituesit.

Holandezi duke ecur dhe nga nervoza goditi me këmbë njërën nga reklamat.

Image

“Mitche, kthehu”, ishin disa nga thirrjet që ju bënë atij, por prapë ai vazhdojë që të ecën drejt zhveshtoreve.

Më pas ai u rikthye dhe i kërkoi falje stafit të Pochetinnos, derisa PSG nuk ishin të kënaqur me sjelljen e tij.

Incidenti përfundoi aty për shkak të kërkim faljes. /Zeri.info