Futbolli evropian nuk ndalet as të hënën, sot luhen dy ndeshje interesante në Spanjë dhe Angli

Futbolli evropian nuk ndalet as të hënën, sot luhen dy ndeshje interesante në Spanjë dhe Angli

Sport March 01, 2021 - 08:54
Detajet

Të hënën (sot) me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, Real Madrid do të pres Real Sociedad në ndeshjen e fundit të xhiros së 25-të në ligën spanjolle, shkruan Zeri.info.

“Los Blancos” pas një muaji perfekt, edhe sot objektivin kryesor e kanë fitoren, pasi që kundërshtarët e saj për titull fituan ndeshjet e kësaj jave. Ndryshe, “baskët” prioritet kanë po ashtu pikët, duke e parë pozitën në tabelë.

Për Sociedad i gatshëm pritet të jetë Adnan Januzaj, ndërsa për madrilenët nga lëndimi janë rikthyer Marcelo, Odriozola, Valverde dhe Rodrygo.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në Angli, ku Everton do të pres Southamptonin sonte me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Carlo Ancelottit vjen pas një fitore madhështore në derbin e qytetit, që e mposhti në “Anfield” me rezultat 0:2 skuadrën e Liverpoolit, një motiv shtesë për Evertonin që të vazhdojë garën për plasman në njërën prej garave evropiane.

Ekipi i Southamptonit që gjendet në pozitën e 14-të pas shumë mungesave e sidomos në repartin defanziv do të mundohet që të fitojë pikë si mysafir. /Zeri.info