Superliga nuk ndalet, sot na presin dy sfida të “nxehta”

Superliga nuk ndalet, sot na presin dy sfida të “nxehta”

Sport March 01, 2021 - 08:23
Detajet

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje interesante që i takojnë xhiros së 22-të, raporton Zeri.info.

Drenica në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj do të takohet me Gjilanin në një sfidë e cila pritet të jetë e nxehtë.

Drenica në këtë edicion po “lufton” për mbetje në elitë ndërkohë që Gjilani e synon pjesën e epërme të tabelës.

Para ndeshjes, Drenica ndodhet në pozitën e parafundit (nëntë) me 23 pikë kurse Gjilani zë vendin e katërt me 31 pikë.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe në Ferizaj ku Arbëria në cilësinë e vendasit do të përballet me Feronikelin.

Image

Arbëria “stacionohet” e shtata në renditje me 25 pikë kurse Feronikeli ndodhet një pozitë me poshtë (tetë) me 24 sosh.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 13:00 dhe transmetohet direkt në ‘Art Motion’. 

Këto janë ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. /Zeri.info

Java 22

Drita – Besa 3:1

Trepça ’89 – Prishtina 1:2

Llapi – Ballkani 1:0

Arbëria – Feronikeli ?

Drenica – Gjilani ?