Roma – Milan, notat e lojtarëve

Roma – Milan, notat e lojtarëve

Sport February 28, 2021 - 23:55
Detaje

Milani e ka fituar derbin e javës së 24-të në Serinë A italiane kundër Romës, shkruan “Zeri.info”.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj romakëve në “Olimpico”.

Fillimisht Kessie e kaloi Milanin në avantazh në minutën e 42-të nga 11 metërshi, për ta barazuar në të 50-tën Veretout.

Kurse golin e fitores për “kuqezinjtë” e Piolit e shënoi Rebiq në minutën e 58-të pasi u shërbye nga Saelemaekers.

Lojtari me notën më të lartë te Milani ishte Theo Hernandez që mori notën 8.0 nga sajti “Whoscored.com”.

Futbollisti me notën më të ulët te Roma ishte Fazio që mori notën 5.8.

Image

Me këtë fitore, Milani ndodhet në vendin e dytë me 52 pikë dhe e vazhdon ëndrrën për titull të kampionit në Serie A.

Roma në anën tjetër dështoi të ngritet në vendin e tretë, teksa tani ndodhet në vendin e pestë me 44 pikë gjithsej. /Zeri.info