Vushtrria merr fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit, Zhegra mposht Prizrenin

Vushtrria merr fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit, Zhegra mposht Prizrenin

Sport February 28, 2021 - 00:01
Lajmet e fundit nga sporti

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar, shkruan faqja zyrtare e FHK-së, përcjell Zeri.info.

Të shtunën në kuadër të javës së 19-të, të parës për Superligën B, Vushtrria e mposhti Llapin me rezultat 29:27. Fituesi u vendos në pjesën e dytë pasi e para ishte e barabartë, 15:15.

Mirsad Jashari realizoi 9 gola për Vushtrrinë kurse te Llapi më efikasi ishte Besian Abazi me 11 gola. Vushtrria është e dyta në Superligën B me 14 pikë nga 19 ndeshje. Llapi mbetet i parafundit (3) me 12 pikë. Zhegra udhëheq me 17 pikë, ndërsa Prizreni i ka vetëm tri pikë.

Po të shtunën, Zhegra e mposhti Prizrenin me rezultat 37:34. /Zeri.info