Baseli mposhtet nga St.Gallen, Edon Zhegrova asistues te goli i vetëm

Baseli mposhtet nga St.Gallen, Edon Zhegrova asistues te goli i vetëm

Sport February 27, 2021 - 22:26
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Baselit ka vazhduar me serinë e dobët, duke regjistruar ndeshjen e katërt pa fitore në Superligën e Zvicrës, shkruan Zeri.info.

Baseli sonte pësoi humbje në udhëtim te St. Gallen, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit zviceran.

Ndeshja e zhvilluar në “Kybunpark” ka përfunduar me rezultatin 3-1. Lukas Gortler, Kwadwo Duah dhe Jordi Quintilla shënuan golat e fitores për vendasit, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Arthur, pas asistimit nga Edon Zhegrova.

 

 

Përveç Zhegrovës, te Baseli sonte u paraqiten edhe Pajtim Kasami e Albian Hajdari, kurse te St. Gallen luajti Betim Fazliji.

St. Gallen tani ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me vetëm një pikë më pak se Baseli që renditet i dyti. /Zeri.info