Ndeshje e jashtëzakonshme në 'Minatori', Trepça mposht Ponte Prizrenin pas dy vazhdimeve

Ndeshje e jashtëzakonshme në 'Minatori', Trepça mposht Ponte Prizrenin pas dy vazhdimeve

Sport February 27, 2021 - 21:28
Lajmet e fundit nga sporti

KB Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje që ishte tejet e fortë dhe u vendos vetëm në sekondat e fundit, shkruan Zeri.info.

E veçanta e kësaj ndeshje ishte sepse u vendos në vazhdimin e dytë, pasi loja e rregullt dhe vazhdimi i parë përfunduan me rezultatin e barabartë.

Në fund, mitrovicasit në palestrën “Minatori” triumfuan me rezultatin 116-114.

Stavros Toutzaiarkis me 30 pikë dhe Ivan Koljevic me 27 tjera, ishin më meritorët në këtë fitore të vendasve, teksa te mysafirët nga Prizreni u dalluan Divine Myles me 29 pikë dhe Kwame Vaughn me 27 sosh.

Pas kësaj fitore, Trepça ka 29 pikë dhe renditet e gjashta, kurse Ponte Prizreni është lider me 33 pikë, por me një ndeshje më shumë se Ylli që renditet i dyti me 32 pikë. /Zeri.info