Zbulohen pagat e futbollistëve të Liverpoolit: Salah më i paguari, Shaqiri lë prapa disa nga yjet e skuadrës

Zbulohen pagat e futbollistëve të Liverpoolit: Salah më i paguari, Shaqiri lë prapa disa nga yjet e skuadrës

Sport February 27, 2021 - 21:01
Lexo detajet

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, raportohet se ka pagë vjetore prej 4,7 milionë euro te Liverpooli, transmeton Zeri.info.

“The Sun” ka publikuar pagat e futbollistëve të kampionit në fuqi anglez, aty ku reprezentuesi zviceran renditet i 14-ti.

Madje, Xherdan Shaqiri del se paguhet edhe më shumë se Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Joe Gomez e Georginio Wijnaldum, që janë katër nga futbollistët kyç te skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Sipas mediumit anglez, futbollisti më i paguar te “Të Kuqtë” është Mohamed Salah me 12 milionë euro në vit, teksa pas tij renditet Thiago Alcantara me 11.5 milionë euro.

Roberto Firmino e Virgil van Dijk me nga 10.7 milionë euro dhe Jordan Henderson me 8.3 milionë euro mbyllin listën prej top pesë futbollistëve më të paguar te Liverpooli. /Zeri.info

Image