Koeman tregon pse e la Griezmannin jashtë sonte dhe vendosi për Dembelen

Koeman tregon pse e la Griezmannin jashtë sonte dhe vendosi për Dembelen

Sport February 27, 2021 - 20:38
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka treguar pse Antoine Griezmann u la sot në bankën rezervë dhe nuk luajti asnjë sekond, transmeton Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në kampionatin spanjoll, katalunasit kanë shënuar fitore të pastër në udhëtim te Sevilla me rezultatin 0-2.

Pas ndeshjes, trajneri holandez i skuadrës katalunase u pyet për vendimin e marrur ndaj Griezmannit, i cili nga disa u cilësua edhe si “dënim”.

“Ky nuk është një mesazh për Griezmannin. Ne thjesht vendosëm të ndryshojmë sistemin, kështu që vendosëm Dembelen për të luajtuar në thellësi. Kur rezultati ishte 1-0, ne thamë që pranë Leos [Messit] kemi nevojë për dike më të shpejtë se Griezmann. Ky nuk është një dënim” – tha Koeman.

Në fakt, sistemi me të cilin luajti sonte Koeman edhe funksionoi, pasi Dembele dhe Messi ishin golashënuesit në fitoren e arritur. Madje, argjentinasi ishte asistues te goli i shënuar nga francezi. /Zeri.info