Lazio pëson humbje nga Bologna dhe rrezikon vendin e gjashtë, Muriqi luan 25 minuta

Lazio pëson humbje nga Bologna dhe rrezikon vendin e gjashtë, Muriqi luan 25 minuta

Sport February 27, 2021 - 19:55
Lexoni detajet!

Lazio ka pësuar humbje shokuese si mysafir i Bolognas në kuadër të javës së 24-të në kampionatin elitar italian, shkruan “Zeri.info”.

Kryeqytetasit u mposhtën me rezultat të pastër 2:0 me Bolognan që realizoi nga një gol në secilën pjesë.

Në këtë përballje nga stoli u inkuadrua në minutën e 65-të edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi që zëvendësoi top sulmuesin e Lazios, Ciro Immobilen.

Sulmuesi prizrenas nuk ia doli të realizonte t’i jepte një fije shprese skuadrës së tij për të paktën një barazim.

Sidoqoftë, Lazio me këtë humbje ka rrezikuar edhe vendin e gjashtë në tabelë, pasi ka tubuar 43 pikë, tri më pak se Napoli që ka dy ndeshje më pak. /Zeri.info