Pas Interit, edhe një futbollist i infektuar me koronavirus te skuadra që përballet sonte me Juventusin

Pas Interit, edhe një futbollist i infektuar me koronavirus te skuadra që përballet sonte me Juventusin

Sport February 27, 2021 - 19:39
Lexoni detajet!

COVID-19 ka filluar të sjell përsëri probleme te skuadrat e futbollit italian. Pas dy rasteve me koronavirus te Interit, tash është konfirmuar një rast te Verona, përcjell “Zeri.info”.

Ka qenë vetë klubi italian që e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare.

Klubi i Veronës nuk e ka bërë publike emrin e lojtarit, teksa në njoftim thuhet se lojtarët e tjerë do t’i ndjekin rregullat anti-COVID.

“Klubi i Veronës komunikon se pas kryerjes së testit me tampon, është evidentuar një komponent i grupit të skuadrës pozitiv me COVID-19. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës do të ndjekë rregullat e protokollit antiCOVID duke qenë negativë”, shkruhet në komunikatë.

Ndryshe, Verona sonte në shtëpi e pret Juventusin në takimin e vlefshëm për xhiron e 24-të kampionale.

Kjo përballje fillon nga ora 20:45. /Zeri.info