Haxhi Krasniqi bën një gjest humanitar në Pakistan

Haxhi Krasniqi bën një gjest humanitar në Pakistan

Sport February 27, 2021 - 18:36
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka hapur një pus uji në shtetin e Pakistanit, shkruan Zeri.info.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, 33 vjeçari ka bërë të ditur për hapjen e këtij pusi.

Kampioni i botës në boks ka njoftuar se nga ky burim do të këtë uji të pastërt, i cili do rrjedhë 24 orë.

Postimi i plotë nga Krasniqi (pa ndërhyrje):

“Prej Zotit vjen suksesi !

Uji eshte elementar per jeten tone, ne e shijojme çdo dite dhe e shohim te vetkuptueshem konsumimin e ujit, por ka shume vende ne bote ku njerzit nuk kan uje te pishem, andaj jame shume i lumtur se kam arrit me ndertu nje bunar te ujit te pastert i cili rrjedh 24 ore ne dite ne njerin nga vendet me te varfera ne bote, ku njerzit kane shume nevoje per uje”. /Zeri.info

 

 

 

 

Prej Zotit vjen suksesi ! Uji eshte elementar per jeten tone, ne e shijojme çdo dite dhe e shohim te vetkuptueshem...

Posted by Haxhi Robin Krasniqi on Saturday, 27 February 2021