Përdori fjalë blasfemike, Federata Italiane e gjobit Gattuson

Përdori fjalë blasfemike, Federata Italiane e gjobit Gattuson

Sport February 26, 2021 - 23:37
Detaje

Federata Italiane ka marrë vendim për ta gjobitur trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuson me 3 mijë euro, përcjell “Zeri.info”.

Komisioni displinor ka arritur në përfundim se tekniku italian ka përdorur fjalë blasfemike gjatë duelit të 6 dhjetorit kundër Crotones.

Duke iu referuar rregullores së futbollit italian, Gattuso duhet të paguajë 3 mijë euro gjobë.

“Duke ndjekur procedurën ankimuese dhe arritjen e marrëveshjes, trajneri i Napolit Gennaro Gattuso gjobitet me 3 mijë euro. Tekniku ka shkelur nenin 4, paragrafi 1 dhe nenin 37 të Kodit të Drejtësisë Sportive duke përmendur shprehje blasfemike gjatë ndeshjes Crotone-Napoli më 6 dhjetor 2020”, shkruhet në vendimin e Federatës Italiane.

Kjo është një goditje tjetër për trajnerin e Napolit pas eliminimit nga Liga e Evropës nga Granada në 1/16-tën e finales. /Zeri.info