Icardi shqetëson tifozët e PSG-së, shfaqet me maskë oksigjeni

Icardi shqetëson tifozët e PSG-së, shfaqet me maskë oksigjeni

Sport February 26, 2021 - 23:00
Detaje

Sulmuesi argjentinas i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram” me maskë oksigjeni, përcjell “Zeri.info”.

Argjentinasi është shfaqur befasisht në një fotografi, teksa mbante maskën e oksigjenit duke treguar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihet arsyeja se pse Icardi është në këtë gjendje, derisa nuk ka ndonjë njoftim nga kampionët e Francës.

Dyshimet e para janë se Icardi është i infektuar me koronavirus, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë.

Lojtari në fjalë nuk do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës ndaj Dijonit. /Zeri.info

Image