Zyrtare: Sampaoli ka marrë drejtimin e skuadrës së madhe franceze

Zyrtare: Sampaoli ka marrë drejtimin e skuadrës së madhe franceze

Sport February 26, 2021 - 22:49
Detaje

Jorge Sampaoli, ish-trajneri i Kombëtares së Argjentinës ka marrë “timonin” e skuadrës franceze, Marseille, shkruan “Zeri.info”.

Ka qenë vetë klubi francez që ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit.

Sampaoli do të zëvendësojë trajnerin, Andre Villas-Boas që u largua nga Marseille për shkak se raportohej që ka pasur zënka mes tij dhe zyrtarëve të klubit.

Sampaoli kishte drejtuar edhe skuadrën e Sevillës në Spanjë dhe gjithashtu kishte qenë trajner i Kilit. /Zeri.info