Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Edon Zhegrova, dribluesi i dytë më i mirë në Evropë: Lë prapa yjet si Mbappe, Sancho e Rashford

Edon Zhegrova, dribluesi i dytë më i mirë në Evropë: Lë prapa yjet si Mbappe, Sancho e Rashford

Sport February 26, 2021 - 12:43
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, vlerësohet si dribluesi i dytë më i mirë në Evropë, shkruan Zeri.info.

“Football Wonderkids” ka publikuar një listë me dribluesit më të mirë në Evropë, deri në moshën 23 vjeçare.

Futbollisti që aktivizohet te Baseli, Edon Zhegrova, renditet i dyti me 72 driblime të kompletuara.

I pari renditet ghanezi që aktiviziohet te Nordsjaelland, Kamaldeen Sulemana, me 76 dribilime të kompletuara.

Në listë është edhe ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe, ylli anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, dhe Marcus Rashford i Manchester Unitedit. /Zeri.info