Klopp e dëshiron transferimin e yllit të ri të Real Madridit

Klopp e dëshiron transferimin e yllit të ri të Real Madridit

Sport February 26, 2021 - 10:59
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thuhet se është duke kërkuar transferimin e Rodrygos, transmeton Zeri.info.

Trajneri gjerman e dëshiron këtë transferim, në rast se njëri nga sulmuesit (Salah, Firmino ose Mane) largohen gjatë verës, raporton “Diario Gol”.

Sulmuesi brazilian është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 2025.

Image
Rodrygo - Real Madrid.

20 vjeçari në këtë sezon ka zhvilluar 11 paraqitje në La Liga, duke ndihmuar skuadrën me katër asistime.

Vlera e Rodrygos në tregun e transferimeve është 45 milionë euro. /Zeri.info