Dy klubet e mëdha evropiane i bashkohen garës për transferimin e Wijnaldumit

Dy klubet e mëdha evropiane i bashkohen garës për transferimin e Wijnaldumit

Sport February 26, 2021 - 10:52
Lajmet e fundit nga sporti

Paris Saint-Germaini dhe Interit raportohet se i janë bashkuar garës për transferimin e Georginio Wijnaldumit, transmeton Zeri.info.

Situata e mesfushorit holandez te Liverpooli ende është e paqartë. Si qëndrojnë punët momentalisht, kontrata e tij me kampionin në fuqi anglez skadon më 30 qershor të këtij viti.

Wijnaldum vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Barcelona dhe bashkimit me ish-trajnerin e Holandës, Ronald Koemanin, por katalunasit tani do të përballen me konkurrencën e klubit francez dhe atij italian.

“Le Parisien” shkruan se PSG janë duke monitoruar situatën e 30 vjeçarit, të cilin mund ta marrin falas gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, “FC Inter News” shkruan se “Nerazzurrët” gjithashtu janë duke përcjellur situatën e lojtarit, i cili pritet të largohet pas pesë viteve të kaluara në “Anfield”.

Pavarësisht situates, Georginio Wijanldum vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç te skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp. /Zeri.info