As Messi dhe as Cristiano, Ibrahimoviq tregon se kush është futbollisti më i mirë në histori për të

As Messi dhe as Cristiano, Ibrahimoviq tregon se kush është futbollisti më i mirë në histori për të

Sport February 26, 2021 - 09:09
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi boshnjak, Zlatan Ibrahimoviq, ka thënë se për të Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit, transmeton Zeri.info.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët që po dominojnë futbollin për më shumë se një dekadë dhe nga shumë vlerësohen si më të mirët në histori.

Por, kështu nuk mendon edhe sulmuesi i skuadrës së Milanit, i cili për “Discovery Plus” u shpreh: “Nuk kam nevojë ta përshkruajë Ronaldon, Fenomen”.

Tutje, 39 vjeçari tregoi edhe pse ai mendon që ish-sulmuesi brazilian është më i miri në histori, sipas tij.

“Gjithmonë kam thënë që ka lojtar që e luajnë këtë lojë dhe lojtarë që janë vet loja. Për mua, Ronaldo është loja. Nëse e keni parë duke luajtur, të gjithë donin të luanin si ai dhe të bëhen si ai

Mënyra se si lëvizte, driblimet që bënte, mënyra se si e bënte ‘gjarpërin’… për mua ai është më i miri në histori të futbollit” – ka deklaruar Ibrahimoviq. /Zeri.info

Image
Ronaldo - Zlatan Ibrahimovic.