Zyrtare: Henry mbyll aventurën si trajner i Montrealit

Zyrtare: Henry mbyll aventurën si trajner i Montrealit

Sport February 25, 2021 - 17:39
Lexoni detajet!

Thierry Henry ka përfunduar aventurën e tij si trajner te skuadra e Montrealit, përcjell “Zeri.info”.

Lajmi është bërë i ditur nga dy palët përmes një postimi në faqen zyrtare.

Arsyeja e largimit të legjendës së Arsenalit është për shkaqe familjare, siç thuhet në njoftim.

“Shkaku i pandemisë nuk mund t’i shihja fëmijët e mi. Fakti që ndalohen udhëtimet edhe për disa muaj të tjerë nuk do jetë më ndryshe. Ndarja për mua nga fëmijët është shumë. Prandaj, mendoj se duhet të merrja vendimin për t’u rikthyer në Londër dhe të largohem nga CF Montreal”, shpjegoi ai përpara se të falënderonte skuadrën kanadeze për besimin që i dha.

Ditë më parë në media është përfolur se ai do të merr “timonin” e skuadrës së Bournemouthit që bën gara në Championship. /Zeri.info