Shala i 89-shit: Ecuria e skuadrës është falë punës së trajnerit, ndaj Prishtinës do ta japim maksimumin

Shala i 89-shit: Ecuria e skuadrës është falë punës së trajnerit, ndaj Prishtinës do ta japim maksimumin

Sport February 25, 2021 - 17:23
Lexoni detajet!

Skuadra mitrovicase, Trepça ’89 e ka nisur mjaftë mirë stinorin pranveror në futbollin kosovar.

“Minatorët” u kualifikuan tutje në Kupën e Kosovës pas fitores së thellë 4:0 ndaj Ferizajt në 1/8 e finales.

“Xehetarët” më pas u ndalën me barazim nga Arbëria (1:1), por ky barazim u harrua shpejtë pasi të besuarit e trajnerit, Shpëtim Idrizi fillimisht e mposhtën në mes të Gjilanit, Dritën (1:2), për ta mposhtur më pas edhe Llapin në “Riza Lushta” (1:0).

E në shtatë pikët e fituara në tri përballje ka pasur gisht edhe i riu, Adenis Shala, që ia siguroi pikët maksimale ndaj kampionëve në fuqi, si dhe realizoi për ta ndalur një pikë kundër Arbërisë.

Shala për “Zeri.info” tregoi çelësin e suksesit që kanë ata për këtë ecuri të mirë të rezultateve në pranverë.

Suksesi për ecurinë tonë pozitive është puna gjatë fazës përgatitore që trajneri, Shpëtim Idrizi e ka bërë me ndihmësit e tij”, u shpreh fillimisht ai.

Image

Adenis Shala gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Gjilanin, me të cilën arriti t’i realizonte gol gjatë vitit të kaluar pikërisht Dritës.

Ndaj Dritës kam shënuar edhe sa kam qenë pjesë e Gjilanit, tash shënova edhe me fanellën e Trepçës ’89, mirëpo nuk është se Dritën e kam klub të preferuar për t’iu shënuar, por më ka ardhur rasti dhe kam realizuar”, shtoi ai.

Image

Trepçën ’89 e pret një takim shumë i vështirë xhiron e radhës pasi do të përballet me skuadrën më në formë në Superligë, FC Prishtinës.

Shala ka disa fjalë edhe për këtë takim.

Dihet që Prishtina është klub i madh. Ne do të hyjmë në fushë ta japim maksimumin. Shpresoj në rezultat pozitiv”, përfundoi Adenis Shala.

Trepça ’89 pas 21 xhirove të luajtura, ka grumbulluar 28 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë në tabelë. /Zeri.info