Golat dhe rastet nga derbi rajonal ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës

Golat dhe rastet nga derbi rajonal ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës

Sport February 25, 2021 - 16:31
Lexoni detajet!

Pas tetë ndeshjeve pa fitore (gjashtë humbjeve dhe dy barazimeve), skuadra e Drenicës ka regjistruar fitore në Superligën e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Njëherësh kjo ishte edhe fitorja e parë për kuqezinjtë në stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Në kuadër të javës së 21-të skuadra nga Skenderaj shënoi fitore në derbin drenicas ndaj Feronikelit.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Rexhep Rexhepi” ka përfunduar me rezultatin 1-3. Kreshnik Uka shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Erlis Frashëri. /Zeri.info

GOLAT DHE RASTET NGA KJO NDESHJE: