Tifozët e Feronikelit kërkojnë dorëheqjen e Duros, e quajnë “analist” të Superligës

Tifozët e Feronikelit kërkojnë dorëheqjen e Duros, e quajnë “analist” të Superligës

Sport February 25, 2021 - 16:19
Lexoni detajet!

Feronikeli ka pësuar humbje ditën e sotme (e enjte) ndaj rivalit rajonal, Drenicës, shkruan “Zeri.info”.

Takimi i javës së 21-të në elitën e futbollit kosovar ka përfunduar me rezultat 1:3 për “kuqezinjtë” në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Për këtë humbje kanë reaguar ashpër tifozët e Feronikelit të njohur si “Tigrat e Zi”.

Tifozët nga Drenasi përmes rrjetit social “Facebook” kanë kërkuar dorëheqjen e kryetrajnerit të skuadrës, Klodian Duros të cilin e quajnë edhe “analist i Superligës”.

Ata kërkojnë nga presidenti i klubit, Naser Ramaj që vendimin për shkarkimin e Duros ta merr qysh sonte.

Njoftimi i plotë i “Tigrave të Zi” pa ndërhyrje:

Kerkes për Klodian Duron

“Nga ti Analist i Superliges sonë ne qysh tani kërkojmë dorëheqje sepse ne nuk ta lejojmë ato qe i ke ba deri sot në klubin tonë të zemres.

kerkojmë edhe nga Presidenti jonë Z.Naser Ramaj qe sante te merr vendimin për ty Analist.

Nese askush nuk merr masa për ty ti nuk do te jesh i sigurt në Klubin tonë sepse ti ke hekur lojtaret nga klubi pa asnje arsye, ti ke bo edhe një grup lojtarësh nga ana jote dhe nuk je duke i futur në lojë ata të cilet janë të gatshum të luajnë nga minuta e parë.

NIKLI - Dashuri që s'shuhet kurrë””, shkruhet në njoftimin e “Tigrave të Zi”. /Zeri.info