Rastet e shumta me COVID-19, shtyhet ndeshja e Serisë A italiane

Rastet e shumta me COVID-19, shtyhet ndeshja e Serisë A italiane

Sport February 25, 2021 - 16:07
Lexoni detajet!

Skuadra e Torinos është duke u përballur me raste të infeksionit me COVID-19, përcjell “Zeri.info”.

Për këtë shkak, “Sky Sports” ka raportuar se takimi ndërmjet Torinos dhe Sassuolos është shtyrë.

Kjo përballje do të zhvillohet më 17 mars me fillim nga ora 15:00.

Klubi italian i Torinos me ç’rast ka suspenduar edhe stërvitjet.

Kujtojmë se pjesë e Torinos janë mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe portieri “dardan”, Samir Ujkani. /Zeri.info