Java e 15-të në Superligën e Femrave, vendi i parë kundër të dytit

Java e 15-të në Superligën e Femrave, vendi i parë kundër të dytit

Sport February 25, 2021 - 15:57
Lajmet e fundit nga sporti

Java e 15-të e Superligës së Femrave do të dhurojë ndeshje mjaft interesante, shkruan faqja zyrtare e FBK-së.

Dueli kryesor do të zhvillohet të dielën ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit. Skuadra kuqezi ka grumbulluar deri më tani 24 pikë, kurse skuadra prizrenase ka 27 pikë, apo 13 fitore dhe vetëm një humbje nga Prishtina. Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesant.

Takimi i parë i kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Kastriotit dhe Prishtinës. Skuadra ferizajase ka dy fitore dhe 12 humbje, ndërsa ajo prishtinase tetë fitore dhe gjashtë humbje, përcjell Zeri.info.

Tetë fitore dhe gjashtë humbje ka edhe Penza, që do të përballet me Trepçën, ku kjo e fundit ndodhet në vendin e fundit në renditje me një fitore dhe 13 humbje.

EBC Liga e Femrave - Java 15

E premte

13:00 Kastrioti - Prishtina

E shtunë

14:00 Penza - Trepça

E diel

16:00 Vëllaznimi – Bashkimi

/Zeri.info