Trajneri i Besës, Krasniqi: Ishte e vështirë të riktheheshim, goli i tretë na i humbi shpresat

Trajneri i Besës, Krasniqi: Ishte e vështirë të riktheheshim, goli i tretë na i humbi shpresat

Sport February 25, 2021 - 15:38
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Besës ka pësuar humbje edhe nga Arbëria, duke mos arritur të bëjë ndonjë befasi as sot, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës ka përfunduar me rezultatin 0-3. Golat e fitores u shënuan nga Marclei Santos, Kreshnik Bahtiri dhe Almir Kryeziu.

Pas ndeshjes, Leotrim Krasniqi tha se ishte e vështirë të bënin diçka në këtë ndeshje dhe se tani duhet përgatitur për ndeshjen e radhës.

“Kur pësuam ishte vështirë të riktheheshim, sidomos goli i tretë në fillim të pjesës së dytë na humbi shpresat. Sa i përket objektivit, ne duhet të bazohemi në ndeshjen e radhës” – tha trajneri i Besës për “Art Sport”. /Zeri.info

TABELA AKTUALE NË SUPERLIGË