Duro pas humbjes nga Drenica: Kartoni i kuq na penalizoi, goli i dytë ishte pozitë jashtë loje

Duro pas humbjes nga Drenica: Kartoni i kuq na penalizoi, goli i dytë ishte pozitë jashtë loje

Sport February 25, 2021 - 15:26
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i KF Feronikelit, Klodian Duro, ka thënë se kartoni i kuq sot i ka penalizuar shumë ndaj Drenicës, shkruan Zeri.info.

Feronikeli pësoi humbje nga Drenica me rezultatin 1-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Klodian Duro për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh: “ Kartoni i kuq na penalizoi shumë sepse pësuam një gol që vinte pa logjikë nga ndeshja që po luanim, por sigurisht që ndodhë.

Po të shikonit golin e dytë, më duket se është në pozitë jashtë loje, nuk kam qejf të merrem me këtë por këto janë fakte , sepse këto dëmtojnë një ekip. Sigurisht që me 10 lojtarë bëhet shumë e vështirë. Andaj nuk kemi cfarë të flasim për taktikën dhe teknikën” – u shpreh trajneri i Feronikelit. /Zeri.info

TABELA AKTUALE NË SUPERLIGË