SUPERLIGA LIVE: Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria, përfundojnë ndeshjet

SUPERLIGA LIVE: Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria, përfundojnë ndeshjet

Sport February 25, 2021 - 14:53
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Të dy ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, teksa vëmendja kryesore do jetë në derbin e Drenicës.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të takohen Feronikeli dhe Drenica.

Kurse, Besa në “Tahir Vokshi” e pret Arbërinë.

Të dy ndeshjet nisin në ora 13:00 dhe ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth këtyre ndeshjeve.

Feronikeli - Drenica 1-3

90' Përfundon ndeshja me fitoren e Drenicës.

79' GOOOL! Drenica sigurt drejt fitores, Kreshnik Uka realizon për 1-3.

60' Kalojnë një orë lojë, mysafirët ende po mbajnë epërsinë

53' Arion Ymeri shpëton portën e "kuqezinjëve".

46' Uka gjuan, vetëm shtylla shpëton Feronikelin.

45' Fillon pjesa e dytë në Drenas.

45' Përfundon pjesa e parë në "Rexhep Rexhepi" me rezultatin e barabartë.

45+2' GOOOL! Drenica rikthen epërsinë, realizon Erlis Frashëri.

45+1' KARTON I KUQ! Bojku përjashtohet nga loja.

45' Gjyqtarët vendosin për dy minuta lojë shtesë.

39' GOOOL! Vendasit barazojnë rezultatin, shënon Simonovski me kokë.

23' Rast i mirë për vendasit, por Ymeri shpëton portën pas goditjes nga Dabiqaj

18' GOOOL! Mysafirët nga Skenderaj dalin në epërsi, shënon Kreshink Uka.

10' Zëvendësim i detyrshuëm te Drenica, Denisson largohet, inkuadrohet Çikani.

6' Edhe Balde provon me kokë, por pret Ymeri.

5' Simonovski gjuan me kokë, por topi shkon jashtë portës.

1' Nis takimi

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Thaqi, Malaj, Bojku, Silva, Maliqi, Milickovic, Pllana, Balde Simonovski.

Drenica: Ymeri, Bejta, Frashëri, Qaqi, Dumani, Ramadani, Rapo, Elshani, Zabergja, Denisson, Uka.

Besa 0-3 Arbëria

90' Arbëria regjistron fitoren e parë në stinorin pranveror, mposht lehtësisht Besën.

79' Kashtanjeva dështon të shënojë nga afërsia.

60' Kalojnë një orë lojë, mysafirët sigurt drejt fitores.

46' GOOOL! Mysafrët e nisin furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar edhe golin e tretë - realizator Almir Kryeziu.

45' Përfundon pjesa e parë me epërsin prej dy golave të Arbërisë.

37' Bahtiri gjuan distanca, pret portieri Kolaj.

33' GOOOL! Arbëria ka shënuar edhe golin e dytë, realizator Kreshnik Bahtiri.

29' Brruti gjuan, por pret portieri Kaçiu.

14' Kryeziu provon goditjen, por topi shkon mbi portë.

7' GOOOL! Mysafirët nga Lipjani kalojnë në epërsi, realizon Marclei.

1' Nis takimi.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Maliqi, Halili, Rajovic, Xhaka, Salihu, Brruti, Sheqerolli, Syla, Tahiri, Morina.

Arbëria: Kaciu, Arrabal, Zabergja, Bahtiri, Hyseni, Santos, Avduull, Lika, kryeziu, Lekaj, Bruqi.

/Zeri.info