Mërgim Vojvoda ende beqar: Nusen e dua shqiptare dhe mundësisht myslimane

Mërgim Vojvoda ende beqar: Nusen e dua shqiptare dhe mundësisht myslimane

Sport February 25, 2021 - 11:49
Detajet

Mërgim Vojvoda është zgjedhur futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2020.

Futbollisti i Torinos tashmë ka kaluar problemet shëndetësore dhe i është bashkuar skuadrës.

Ai në një intervistë për “Duelin Sportiv” në RTV Dukagjini thotë se në Torino është pritur shumë mirë.

“Më kanë pritur shumë mirë. Më ka mirëpritur presidenti trajneri dhe gjithë skuadra. Mbit ë gjitha këtu kam pasur portierin e Kosovës, Sajmir Ujkani”.

Ujkani thotë se si e gjithë bota edhe ai po e ndjen mungesën e tifozëve në stadium dhe kufizimit që kanë ardhur si pasojë e pandemisë.

Duke folur për ndeshjen me Spanjën që Kosova do ta zhvillojë në mars, Vojvoda thotë se edhe në përballje me skudrat tjera të mëdha Kosova ka treguar se di të luaj futboll.

Vojvoda është pyetur edhe për jetën personale.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë lidhje dashurie me ndonjë vajzë dhe momentalisht është “single”.

“Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me ndonjë çikë. Nuk ka rëndësi çfarë stili ka, vetëm se normalisht duhet të jetë shqiptare. Pasi unë jam besimtarë mundësisht të jetë edhe myslimane”, deklaroi ndër të tjera Mergim Vojvoda.