
Pandemia COVID-19 rrëzon të gjitha planet: Nuk do të mbahet Kampionati Evropian këtë vit
Sport
February 23, 2021 - 23:53
UEFA ka njoftuar se ka anuluar Kampionatin Evropian U19 për shkak të pandemisë COVID-19.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian njofton se kufizimet e vendosura nga qeveritë për shkak të pandemisë kanë bërë që të merret ky vendim, shkruan "Zeri.info".
"Të udhëtosh me ekipe kombëtare dhe të mbash mini turne do të ishte shumë e vështirë", thuhet në njoftimin e UEFA-së.
Kampionati Evropian U19 ishte planifikuar të mbahej në Rumani nga 30 qershori, kurse turneu për femra në korrik në Bjellorusi.
UEFA gjithashtu ka vendosur ta zhvendosë finalen e Ligës së Kampionëve në futsall nga Minsku në Zagreb. /Zeri.info