Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Futbolli italian në zi: Vdes futbollisti i Atalantës

Futbolli italian në zi: Vdes futbollisti i Atalantës

Sport February 23, 2021 - 23:39

Tronditje për futbollin italian. Mesfushori i Atalantës, Uilli Ta Bi ka vdekur në moshën 21-vjeçare.

Futbollisti afrikan ka vuajtur nga kanceri në mushkri, ndërkaq gjatë ditës së sotme ai u nda nga jeta, shkruan "Zeri.info".

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Bergamo.

“Vajtojmë ndarjen e parakoshme nga jeta të futbollistit tonë dhe kampionit të Italisë U19, Uillia Braçiano Ta Bi. Ndajmë dhimbjen me familjen dhe njerëzit e dashur. Shpirti yt u prehtë në paqe, Uilli!”, shkruhet në njoftimin e Atalantës.

Ndryshe, Ta Bi ishte ndër futbollistët më të mirë te grupmoshat e reja të Atalantës. /Zeri.info