Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Goli akrobatik i Giroudit vendosë ndeshjen Atletico - Chelsea në Bukuresht

Goli akrobatik i Giroudit vendosë ndeshjen Atletico - Chelsea në Bukuresht

Sport February 23, 2021 - 22:52

Chelsea ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel është përballur sonte me Atletico Madridin në kuadër të fazës së eliminimit direkt, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e parë që u zhvillua në "Arena Nationala" në Bukuresht i takoi Chelseat me rezultat 0:1.

Image

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Olivier Giroud në minutën e 74-t - me gërshërë.

Të dyja skuadrat kishin edhe raste të tjera deri në fund të ndeshjes, por pa arritur t'i konkretizonin ato.

Ndryshe, ndeshja e kthimit mes dy skuadrave me Chelsean si vendas luhet në muajin e ardhshëm. /Zeri.info