
Talenti i FC Prishtinës fiton çmimin 'Shpresa e Vitit' nga Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për laureatët e vitit 2020.
Një çmim në këtë ceremoni i ka takuar edhe talentit të FC Prishtinës, Ermal Vitija, shkruan "Zeri.info".
Ai ka fituar çmimin "Shpresa e Vitit" 2020.
Për këtë çmim, Vitija ka falënderuar Komunën e Prishtinës dhe familjen për mbështetjen.
Postimi i plotë i Vitijës në "Facebook":
"Sot, nga Komuna e Prishtinës, pas vlereësimit teë jurise, meë eështeë ndareë cëmimi Shpresa e Vitit 2020.
Faleminderoj Komunën e Prishtinës peër vlereësimin po ashtu familjen time peër mbeështetjen e pa kursyer dhe të gjithë të tjerët që më kan përkrahur në këtë rrugëtim.
Ky çmim eështeë njeë motiv peër teë vazhduar me puneë dhe peërkushtim teë madh, neë arritjen e sukseseve më të mëdha". /Zeri.info