
Thaqi dhe Dallku, më të mirët e vitit 2020 nga Komuna e Prishtinës
Sport
February 23, 2021 - 21:36
Në pasditën e sotme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për laureatët e vitit 2020 nga Komuna e Prishtinës.
Më të mirët për vitin që lamë pas janë shpallur futbollisti Armend Thaqi dhe karateistja Albulena Gërvalla, shkruan "Zeri.info".
Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Armend Dallkut, "ishit" të FC Prishtinës.
Gjyqtari më i mirë u shpall ai i boksit, Latif Demolli. /Zeri.info