Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Aksident i tmerrshëm i sportistit të njohur, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident i tmerrshëm i sportistit të njohur, dërgohet me urgjencë në spital

Sport February 23, 2021 - 21:19

Sportisti më i suksesshëm në golf, Tiger Woods ka pësuar lëndime në një aksident horror në Kalifornia.

45-vjeçari me urgjencë i është nënshtruar një operimi pas lëndimeve të rënda në këmbë, shkruan "Zeri.info".

Nga departamenti i policisë në Los Anxhelos kanë konfirmuar se Woods ishte duke e vozitur një veturë me të cilën u aksidentua në mëngjesin e sotëm.

Image

Ekipet e zjarrfikësve duhej të ndërhynin për ta kapur Woodsin dhe për ta dërguar në spital.

Sipas departamentit, automjeti pësoi "dëmtime të mëdha".

Duket se ai është përplasur në një zonë me bar, jo në një rrugë. /Zeri.info