
Dhjetë gola të Yll Muqollit në fitoren e re të Besës
Sport
February 23, 2021 - 21:15
Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas, përcjell "Zeri.info".
Në hapje të Superligës A, kampionia aktuale e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 47:25.
Dhjetë prej golave i shënoi Yll Muqolli, ndërsa nëntë gola i realizoi Drilon Tahirukaj.
Te Vëllaznimi u dallua Florian Rexha me tetë gola derisa Mali Luzha i realizoi gjashtë.
Besa Famgas ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me 15 pikë.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së 19-të luhen të mërkurën. /Zeri.info