
Kalon një vit nga ndeshja Bergamo që ndryshoi botën: Bergamo ishte bërë epiqendër e COVID-19
Sport
February 23, 2021 - 21:03
Pak më shumë se pas një viti, Atalanta do të luajë sërish në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pasi ata do të përballen këtë javë me Real Madridin.
Ndeshja e vitit të kaluar e Atalantas ndaj Valencias që u zhvillua në Milano më 19 shkurt, ishte më e madhja në historinë e klubit, shkruan "Zeri.info".
Një e treta e popullësisë së Bergamos u zhvendos në "San Siro" ku Atalanta fitoi 4:1.
Pas pak, Bergamo u bë një nga epiqendrat e virusit korona në Itali.
Mediat italiane e quajtën "ndeshje zero", pasi besohet të ketë qenë shkas për përhapjen e shpejtë të COVID-19 në Bergamo.
Tani Atalanta do ta presë Real Madridin në një stadium bosh në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. /Zeri.info