Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Shqiptarët nuk ndalen në Zvicër: Liridon Balaj dhe Donat Rrudhani ia sigurojnë fitoren e madhe Aaraut

Shqiptarët nuk ndalen në Zvicër: Liridon Balaj dhe Donat Rrudhani ia sigurojnë fitoren e madhe Aaraut

Sport February 23, 2021 - 20:22

Aarau ka regjistruar fitore të madhe në Ligën e Dytë të Zvicrës përballë Xamaxit.

Në ndeshjen e javës së 20-të, Aarau ka fituar me rezultat të thellë, 4:0, shkruan "Zeri.info".

Dy gola sot për Aaraun i realizuan shqiptarët nga Kosova, Liridon Balaj ('8) dhe Donat Rrudhani ('83).

Ndërkaq, te Xamaxi sot u aktivizua edhe shqiptari tjetër Morina.

Me këtë fitore, Aarau ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 32 pikë, kurse Xamaxi në vendin e nëntë me 18 sosh. /Zeri.info