Deklarata skandaloze e babait të Novak Gjokoviqit: Kosova është toka jonë e shenjtë, i kam zili shqiptarët dhe kroatët

Deklarata skandaloze e babait të Novak Gjokoviqit: Kosova është toka jonë e shenjtë, i kam zili shqiptarët dhe kroatët

Sport February 23, 2021 - 17:52

Sërgjan Gjokoviq, babai i tenistit Novak Gjokoviq në një intervistë në “TV Happy” ka ndarë përshtypjet e tij pas triumfit të tenistit serb në Melbourne.

Megjithatë, në mënyrë skandaloze, ai foli edhe për Republikën e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Sipas tij, Kosova është “qëllimi i ekzistencës së serbëve” në këtë vend.

“Novak është mirëpritur në mënyrë fantastike në Kosovë. Ai kurrë nuk i sulmoi shqiptarët. Kosova është qëllimi i ekzistencës sonë në këtë vend”, ka thënë Sërgjan.

“Kosova ka mbi dy mijë manastire, është toka jonë e shenjtë, si Jeruzalemi për hebrenjtë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, madje i kam zili që mbrojnë interesat e tyre kombëtare”, tha ai.

“I kam zili shqiptarët dhe kroatët, ata përhapin flamurin e tyre kudo në botë”, shtoi ai mes tjerash. /Zeri.info