Finalizohet marrëveshja, palestrat në Kosovë me superteknologji

Finalizohet marrëveshja, palestrat në Kosovë me superteknologji

Sport February 23, 2021 - 13:07
Detajet

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka lidhur partneritet shumëvjeçar me Synergy Sports për të transformuar palestrat e basketbollit në Kosovë në “Palestra të Lidhura me FIBA-n”, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, përcjell Zeri.info.

Partneriteti do t’i sigurojë Federatës së Basketbollit të Kosovës zgjidhje të përparuara dhe të automatizuara për të xhiruar dhe prodhuar transmetime të drejtpërdrejta me cilësi të lartë për garat e basketbollit në të dyja konkurrencat, meshkujve dhe femrave. Synergy Sports gjithashtu do të bëhet partner ekskluziv i shpërndarjes për komercializimin e të drejtave të drejtpërdrejta për basketbollin kosovar.

Kompeticioni i sapoformuar me marrëveshjen e dy Federatave të Basketbollit Shqipëri-Kosovë, Liga Unike (në të cilën do të marrin pjesë skuadrat më të mira të të dyja vendeve) e cila pritet të nxis interes të madh në të gjithë rajonin, gjithashtu do të përfshihet në këtë marrëveshje.

Prodhimi i automatizuar i videos me integrimin e tabelës, sistemi i rishikimit të gjyqtarëve, shërbimet e zhvillimit të trajnerëve dhe lojtarëve dhe integrimi i automatizuar i videove grafike, janë pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare dhe përbëjnë një investim të rëndësishëm në basketbollin e Kosovës. /Zeri.info