
38 gjyqtarë të regjionit të Prishtinës u nënshtrohen testeve teorike
Sport
February 22, 2021 - 23:53
Nën drejtimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, sot shumë gjyqtarë të rinjë i janë nënshtruar testit teorik.
Pas katër muajsh ligjërata dhe punë praktike, 38 gjyqtarë të rinjë janë testuar në baza teorike për kategorinë katër - gjyqtarë fillestarë, shkruan "Zeri.info".

Prezant në këtë sesion ishte edhe komisioni nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, regjioni i Prishtinës drejtohet nga Ismajl Ajeti dhe njëherit është regjioni më i madh në Kosovë.
Ky regjion përfshinë 46 shkolla garuese me nga tri gjenerata si dhe administron edhe ligën e tretë regjionale. /Zeri.info
