
Liburni triumfon në kryeqytet ndaj Prishtinës dhe kualifikohet në gjysmëfinale
Sport
February 22, 2021 - 23:11
Liburni, klubi nga Gjakova, është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futsall.
Në çerekfinale, Liburni pati punë me FC Prishtinën 01 në kryeqytet, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja e zhvilluar sonte prodhoi spektakël, lojë të bukur e shumë gola, derisa fati i fituesit u caktua në penallti.
Koha e rregulltë u mbyll me rezultat 3:3, ku pas vazhdimeve dhe penalltive, Liburni fitoi 5:3 dhe u kualifikua tutje.
Golat për vendasit i shënuan Bardh Kelmendi, Shpat Hashani dhe Fitim Krasniqi.
Kurse, për mysafirët tre golat i shënoi Halim Selmanaj. /Zeri.info